Këtë vit, në Spanjë kanë hyrë mbi 21 mijë emigrantë nga Afrika, shumë më tepër sesa në Itali apo Greqi. Organizata Botërore e Emigracionit (IOM) njofton se ky vend është kthyer në destinacionin kryesor të emigrantëve të paligjshëm. Por, Qeveria e Madridit e ka bërë të qartë se nuk janë të përgatitur për fluksin e refugjatëve. Çdo ditë, në brigjet spanjolle zbarkojnë 700 emigrantë. Në pjesën më të madhe të rasteve, anijet e shpëtimit i ndalojnë varkat disa kilometra larg bregdetit dhe i marrin refugjatët në bordet e tyre.