Gossip Showbiz

Ish i dashuri i Jennifer Lopez po përballet me ligjin, çfarë ka ndodhur?

Ish i dashuri i këngëtares së famshme Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet me probleme ligjore pasi akuzohet se ka ndërtuar një fermë marihuane në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Sipas informacioneve nga TMZ, Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit e ka akuzuar balerinin dhe koreografin për dy kundërvajtje, një për përfshirje në një aktivitet tregtar të palicencuar në lidhje me kanabisin dhe një për aktivitet tregtar pa licencë të përkohshme. Akuzat u ngritën pas një operacioni policor në dhjetor 2024, kur u lëshua një urdhër kontrolli në shtëpinë e Smart në Los Angeles. Sipas policisë, u gjetën prova të kultivimit të kanabisit në shkallë të vogël deri të mesme.

Në momentin e kontrollit, ai dhe një vizitore femër ndodheshin në shtëpi. Ai ishte i vetmi i pyetur dhe i gjobitur, ndërkohë që gruaja nuk rezulton të ketë asnjë përfshirje në këtë rast. Casper Smart u bë më i njohur për marrëdhënien e tij me Jennifer Lopez, me të cilën ishte për pesë vjet, duke filluar nga viti 2011, menjëherë pas divorcit të këngëtarit nga Marc Anthony. Ish-çifti u nda përfundimisht në vitin 2016.

Ndërkaq, ylli i muzikës pop Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, aktori Ben Affleck thuhet se janë në një mosmarrëveshje lidhur me mënyrën e menaxhimit të shitjes së rezidencës së tyre martesore në Beverly Hills, Kaliforni, e cila është në treg prej gati nëntë muajsh. Sipas burime për TMZ, Affleck, është shprehur i gatshëm të ulë çmimin e rezidencës për ta hequr sa më shpejt qafe nga duart e tyre, derisa Lopez ende shpreson të gjejë një blerës që do të paguajë çmimin e plotë.

Thuhet se nuk ka pasur interes serioz për pronën që nga fillimi i vitit. Çifti finalizoi divorcin në janar. Ish-çifti e nxori në shitje vilën në korrik të vitit 2024, pasi më parë kishin tentuar ta shisnin në mënyrë diskrete. Ata kishin pranuar një ofertë prej 64 milionë dollarësh në shtatorin e kaluar, por blerësit e mundshëm u tërhoqën nga marrëveshja përpara finalizimit. Lopez dhe Affleck blenë fillimisht pronën e cila përfshin 12 dhoma gjumi dhe 24 banjo për 60.85 milionë dollarë në qershor 2023, pothuajse një vit pasi u martuan në mënyrë të fshehtë në Las Vegas.