E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë influencerja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Aria Duka, për të folur mbi jetën personale dhe për të ndarë disa opinione të saj…
Duke folur për tradhtitë ajo tha:
Të gjithë tradhtojnë. Janë dhe të martuar dhe tradhtojnë me vajza të reja dhe gruan e lënë të mbajë fëmijët. Është qenia mashkullore vetë. Kam dëgjuar që gratë i kanë pasur dhe shumë të bukura dhe prapë është e njëjta gjë. Kështu që nuk mendoj se është faji i grave.
I përkushtohen shumë këta burra këtyre vajzave të reja? Bëhen si kotele?
Po, bëhen. E ke me fakte. Ta hap telefonin? Nuk duam divorce. Bëjmë dhe shaka…
Ndodh që bajzat beqare të dashurohen me burra të martuar?
Ndodh, por shumë rrallë, sepse është e ditur që ai është i martuar.
Po burra të martuar mund të dashurohen me vajza beqare?
Jo, nuk e mendoj. Mendoj që është një marrëdhënie shumë e qartë mes njëri-tjetrit, kontratë pune. Nuk janë ndjenjat në mes.