Ish-presidenti Barack Obama i ka dhënë një qortim të ashpër Amerikës së Donald Trumpit . Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë ai denoncoi “politikën e frikës dhe pakënaqësisë”. Obama u bëri një apel të gjatë votuesve anembanë Shteteve të Bashkuara për të rikthyer “demokracinë e shëndoshë”. Ai denoncoi gjithashtu taktikat e përdorura nga Trump dhe republikanët si një kërcënim ndaj të ardhmes së vendit.