Auto & Moto

Ish-shefi i Porsche Taycan bëhet CEO i ri i AMG-së!

Mercedes-AMG ka emëruar Stefan Weckbach si CEO të ri, i cili do të marrë detyrën më 1 korrik 2026, duke drejtuar gjithashtu edhe divizionin Top End Vehicle që përfshin modelet G-Class dhe Maybach. Weckbach më parë ka udhëhequr programin Porsche Taycan dhe në vitin 2023 u bë drejtues i strategjisë në VW Group. Emërimi i tij vjen pas një periudhe të vështirë për AMG, e shënuar nga kritikat për C63 me motor katërcilindërsh dhe një “tërheqje masive” të 219 hipermakinave AMG One.

Ndërkohë, AMG po përgatitet të prezantojë një motor të ri V8 dhe modele elektrike “emocionale”, përfshirë një super sedan të bazuar në konceptin GT XX. CEO aktual Michael Schiebe do të kalojë në një rol të ri brenda Mercedes më 1 dhjetor 2025, ndërsa pasuesi i përkohshëm nuk është zbuluar ende. Me rikthimin e motorëve të fuqishëm me gjashtë dhe tetë cilindra, AMG synon të forcojë pozitat kundër BMW M dhe Audi Sport.

Mercedes-Benz njoftoi së fundmi se fitimi i tij në tremujorin e tretë ra me gati 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 1.19 miliard euro. Shkaku kryesor ishte rënia e volumit të shitjeve, kostot e larta për shkak të tarifave dhe zhvillimet negative në valutë. Fitimi i grupit para interesit dhe taksave (EBIT) u ul në 2 miliardë euro, nga 2.5 miliardë euro një vit më parë.

Mercedes po zbatojnë një plan kursimi, duke përfshirë reduktimin e kostove të prodhimit. Në Kinë, shitjet ranë me 26.9% gjatë tremujorit. Për të gjithë 9 muajt e parë të vitit, fitimi i Mercedes ra me gjysmë, duke reflektuar sfidat që përballon industria gjermane e automobilave. Mercedes-AMG C 63 S Coupe Final Edition 2023 po konsiderohet si një nga modelet që mund të bëhet klasik në të ardhmen, pasi është versioni i fundit me motor V8.