Celebrities Gossip Showbiz

“Isha pjesë e një botë false…”/Reperi italian Fedez zbulon të fshehtat e ndarjes me influenceren Chiara Ferragni por jo vetëm!

Në librin e tij të ri autobiografik, reperi i njohur italian Fedez thyen heshtjen dhe rrëfen ndarjen e bujshme nga influencerja Chiara Ferragni. “Ne nuk folëm kurrë me të vërtet për arsyet e ndarjes. Nga këndvështrimi i saj, unë jam i keqi dhe nuk e fajosoj për këtë,” shkruan reperi, duke reflektuar mbi shkëputjen pas gjashtë vitesh martesë dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria. Fedez gjithashtu rrëfen lidhjen e tij me Angelica Montini, gruan që u shfaq në jetën e tij pak para martesës me Chiara-n. “Me Chiara doja të ndërtoja, me Angelica doja të ëndërroja,” pranon ai.

Isha pjesë e një bote false, një imazh i përkryer që fshehte një cirk që s’pushonte kurrë.” Një krisje e pandalshme deri në shpërbërjen përfundimtare në mars 2024, pas një zënke të fundit që tronditi gjithçka.

Sot, Fedez ka nisur një kapitull të ri me Giulia Honegger, por nuk e mohon të kaluarën e tij:

Me Chiara-n ndaja frikën, dobësitë, ëndrrat. Ajo ishte personi që më kuptoi më së shumti.

Rikujtojmë se skandali i njohur si “Pandoro-gate” ka hyrë zyrtarisht në sallën e gjyqit. Influencuesja e famshme italiane, Chiara Ferragni, akuzohet për mashtrim të rëndë lidhur me fushatat e bamirësisë të lidhura me pandoron festiv “Pink Christmas”, në bashkëpunim me markat Balocco dhe Dolci Preziosi.