Travel

Ja përse duhet ta hapni gjithmonë grilën e dritares në avion gjatë uljes dhe ngritjes!

Një veprim që shumë pasagjerë e bëjnë pa e menduar, si mbajtja hapur e dritares së avionit gjatë ngritjes dhe uljes, ka në fakt një rëndësi të madhe për sigurinë. Sipas ekspertëve të aviacionit, kjo praktikë ndihmon që sytë e pasagjerëve të përshtaten me dritën e jashtme. Në këtë mënyrë, në rast emergjence, shmanget kalimi i menjëhershëm nga errësira në dritë ose anasjelltas, çka mund të shkaktojë humbje të përkohshme të shikimit. Një tjetër arsye lidhet me faktin se ngritja dhe ulja janë momentet më kritike të fluturimit. Të dhënat tregojnë se shumica e incidenteve ajrore ndodhin pikërisht gjatë këtyre fazave, ndaj çdo masë paraprake konsiderohet thelbësore.

Mbajtja hapur e dritares u jep gjithashtu mundësi ekuipazhit të vëzhgojë jashtë në rast problemi, si tym, zjarr apo dëmtime në avion. “Në rast emergjence, duhet të shohim jashtë për të kuptuar nëse daljet janë të sigurta. Nëse ka zjarr, mbetje apo ujë, nuk do ta përdorim atë dalje dhe do të drejtojmë pasagjerët diku tjetër”, shpjegon një stjuardesë. Po ashtu, dritaret e hapura ndihmojnë edhe ekipet e shpëtimit nga jashtë të vlerësojnë më shpejt situatën brenda kabinës. Kjo procedurë e thjeshtë është pjesë e masave që synojnë të garantojnë një evakuim sa më të shpejtë dhe të sigurt në rast rreziku.

Ndërkaq, krahas dëmit, tani udhëtarët europianë rrezikojnë, edhe talljen. Nëse në kulmin e luftës në Iran, fluturimi ynë nuk niset sepse aeroporti nuk ka karburant për avionin, si rregull kompania ajrore duhet patjetër të mos i “braktisë” pasagjerët. Duhet t’u gjejë pasagjerëve të saj një vend në një fluturim tjetër. Dhe nëse nuk ka një nisje, duhet që të kthejë paratë e biletës. Por, në rastin e kësaj krize, nuk do të jetë e detyruar të na dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar nga mosnisja, në formën e “kompensimit monetar”. Në Bruksel, Apostolos Tzitzikostas, komisioner i BE-së për Transportin e Qëndrueshëm shpjegon arsyet e këtij favori për kompanitë ajrore.