Bota

Japoni, tajfuni “Jebi” shkakton 6 viktima

Një tajfun i fuqishëm u përplas sot mbi Japoninë perëndimore duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme shiu dhe përmbytje në aeroportin kryesor ndërkombëtar, si dhe erëra të fuqishme. Nga stuhia raportohen të paktën 6 viktima ndërsa mijëra persona janë të bllokuar. I pagëzuar me emrin “Jebi”, tajfuni konsiderohet më i fuqishmi që godet Japoninë që prej vitit 1993.