Gossip

“Je fiks si…” Replika e Selin ndaj Mirit trazon shtëpinë e BBVIP, përmendet konflikt familjar?

Një bisedë e qetë mes Mirit dhe Selin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mori një kthesë të papritur, kur në mes të dialogut u përmend babai i banores, duke ngritur sërish tensione të vjetra dhe aludime jashtë shtëpisë.

Teksa Miri po i përsëriste një mendim të tijin, Selin reagoi papritur me një deklaratë që e la këngëtarin të habitur:

Je fiks, fiks, fiks si babai im. Më duket sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Fjalët e saj krijuan një moment të sikletshëm, ndërsa Miri kërkoi shpjegim, duke e pyetur nëse do ta takonte ndonjëherë babanë e saj.

Përgjigjja e Selin ishte edhe më enigmatike:

Nuk e di… ndoshta edhe e ke mërzitur.

Kjo deklaratë riktheu në vëmendje qëndrimet e forta që babai i Selin ka shprehur më herët kundër Mirit.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live”, ai e kishte sulmuar ashpër këngëtarin, duke e quajtur “zhigolo dhe pervers”, si dhe duke deklaruar se sipas tij, Miri bën gjithçka për famë dhe para.

Ndërsa Miri mohoi se kishte mërzitur këdo, duke këmbëngulur se edhe babai i Selin “e di se çfarë bëj unë këtu”, balerina u shfaq e rezervuar dhe shmangëse, duke e lënë bisedën të hapur dhe plot nënkuptime.

Pjesë nga biseda në shtëpi:

Selin:

Nuk e beson njeri. Po je fiks, fiks, fiks.

Miri:

Fiks si çfarë?

Selin:

Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri:

A do ta takoj ndonjëherë?

Selin:

S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri:

Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di çfarë bëj unë këtu.

Selin:

S’e di.

Kjo bisedë ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit pyesin nëse përplasjet jashtë shtëpisë do të ndikojnë në raportin mes Mirit dhe Selin brenda lojës, apo nëse ky ishte vetëm një moment i sinqertë që nxori në pah tensione të pathëna.