Showbiz

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez zbarkojnë në Venecia pak para dasmës luksoz!

Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sánchez, janë parë për herë të parë këtë javë në Venecia, Itali – vetëm pak ditë para dasmës së tyre madhështore që pritet të mbledhë emra të mëdhenj të showbiz-it dhe politikës.

Çifti u fotografua duke zbritur nga një varkë dhe duke hyrë në hotelin luksoz Aman, një vend i njohur për mikpritjen e VIP-ave. Burime për revistën “PEOPLE” konfirmuan më herët gjatë ditës se themeluesi i Amazon dhe partnerja e tij kanë mbërritur zyrtarisht në qytetin romantik italian.

Pak orë më vonë, një helikopter u ngrit nga Venecia dhe u ul mbi anijen mbështetëse të jahtit luksoz të Bezos, “Abeona”, e ankoruar pranë jahtit të tij personal “Koru”, në brigjet e Kroacisë.

Çifti më pas u kthye në Venecia me të njëjtin helikopter, duke zbritur në Lido – vendi ku mbahet edhe Festivali i njohur i Filmit të Venecias.

Ndërkohë, të ftuarit VIP kanë filluar të mbërrijnë. Të martën, më 24 qershor, Ivanka Trump dhe Jared Kushner u panë duke hyrë në qytet, ndërsa stilistja e njohur Diane von Fürstenberg mbërriti në aeroportin Marco Polo.

Të gjitha shenjat tregojnë se po afrohet një dasmë që do të bëjë jehonë – si për shkëlqimin, ashtu edhe për të ftuarit e saj të famshëm.