Showbiz

Një dasmë mes dy botëve paralele, skamjes dhe lakmisë! Shpenzimet dhe të ftuarit në dasmën e Bezos me Sanchez

Në një qytet që çdo ditë lufton mes lavdisë historike dhe sfidave moderne, një dasmë po kthen sytë e botës drejt lagunës veneciane.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë gati të thonë “po” në një ceremoni që për nga luksi dhe emrat që mbledh, e kalon edhe imagjinatën më të guximshme të Hollywood-it. Megjithatë, kjo nuk është thjesht një dasmë është një spektakël.

Vendndodhja ende mister…? E mbuluar me mister. Nga mega-jahti “Koru” prej 500 milionë dollarësh te kisha Misericordia apo manastiri i San Giorgio-s, çdo pistë është po aq e mundshme sa e jashtëzakonshme. E vetmja gjë e sigurt: gjithçka do të ndodhë larg syve të publikut të zakonshëm.

Mbi 250 të ftuar pritet të zbresin në Venecia duke nisur nga Lady Gaga e Leonardo DiCaprio te Oprah, Kim Kardashian dhe Katy Perry. Të gjithë do të lundrojnë nëpër lagunë me anije private që kushtojnë deri në 400 euro për orë një paradë luksi që për disa duket si ëndërr… dhe për të tjerë si provokim.

Lauren Sanchez, planifikon të ndryshojë 27 fustane nusërie gjatë tre ditëve të ceremonisë. Pa dyshim një rekord.

Ndërsa paparacët përpiqen të kapin pamje nga jahti ose ndonjë zbukurim që tregon vendndodhjen, Venecia po gumëzhin dhe jo vetëm nga zhurma e festës. Aktivistë dhe banorë lokalë kanë ngritur pankarta që thërrasin: “Nuk ka vend për Bezos.” Në kambanorin historik të San Giorgio-s, një protestë simbolike e shndërroi manastirin nga vend i shenjtë në skenë të zemërimit qytetar