Bota

Jemen, dështojnë bisedimet për paqe

Dështojnë bisedimet për paqe në Jemen. Refuzimi i përfaqësuesve të rebelëve Huthi për të shkuar në Gjenevë, në bisedimet e para në tre vjet, vuri në pah ekzistencën e problemit, pavarësisht se procesi i paqes nuk është bllokuar për Kombet e Bashkuara. Një zyrtar i tyre, i cili ka zhvilluar negociata me delegacionin e Qeverisë së Jemenit, tha se do të takohet me përfaqësuesit Huthi, në Sanna e Muskat të Jemenit.