Showbiz

Jennifer Aniston çmend edhe një herë fansat e “Friends” me këtë foto

Aktorja e famshme Jennifer Aniston ka rikthyer mallin e serialit shumë të dashur të publikut “Friends” që kur hapi llogarinë e saj të Instagramit.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka çmendur edhe një herë fansat duke postuar një foto ku shfaqet me Lisa Kudrow që luante Phoebe-n dhe Courteney Cox në rolin e Monica-s.

Vetëm pak javë më parë më në fund u konfirmua se 6-të miqtë më të famshëm në botë do të bashkohen për diçka speciale.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të vijë nga ky ribashkim por të gjithë janë shumë të lumtur që aktorët e “Friends” janë bashkuar pas 25 vitesh.