Gossip Showbiz

Jennifer Garner po kalon një krizë në marrëdhënien e saj prej Ben Affleck?

Pas divorci të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, marrëdhënia e aktorit me ish-gruan e tij, Jennifer Garner, ka shkaktuar tensione në jetën e saj personale, pasi Affleck ka zgjedhur të strehohet tek Garner, e cila është e fejuar me biznesmenin John Miller. Sipas një burimi për RadarOnline.com, kjo lidhje e ngushtë ka krijuar probleme për Millerin, pasi pas ndarjes nga JLo, Affleck po merr një rol të rëndësishëm në jetën e Garner, duke pushtuar hapësirën që i përkiste partnerit të saj.

John dëshiron të jetë prioriteti i Jennifer dhe nuk është më i gatshëm të presë

– tha burimi, duke shtuar se Miller nuk kërkon që Garner ta largoje Affleck, por thjesht dëshiron të jetë numri një në jetën e saj.

Nga ana tjetër, Affleck thuhet se gjen ngushëllim duke kaluar kohë me Garner dhe fëmijët e tyre.

Familjariteti dhe komoditeti i marrëdhënies me aktoren e bën atë të ndihet më i qetë dhe më natyral, pa tensione apo presione.