Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e hoqën nga tregu shtëpinë e tyre prej 68 milionë dollarësh në Los Angeles pasi finalizuan divorcin. Këngëtarja dhe aktori e morën këtë vendim financiar pasi nuk arritën të gjenin një blerës për pronën në Beverly Hills që kur e nxorën në shitje në qershor të vitit 2024.
“Ndërsa kanë shpresuar ta shesin pronën, gjithashtu kanë qenë hezitues për të pësuar një humbje të madhe,”-tha një burim për revistën People të mërkurën. “Ata e ulën çmimin për të pasur më shumë interes dhe kur kjo nuk ndodhi, u këshilluan ta hiqnin nga tregu,”-shtoi burimi. “Ishte një vendim biznesi që e morën së bashku. Heqja nga tregu derisa klima të bëhet më e favorshme për shitësit duket si vendimi më i mençur”-shtoi eksperti i pasurive të paluajtshme.
Ndërkaq, videoja paralajmëruese për muzikalin “Kiss Of The Spider Woman” me protagonisteJennifer Lopez ka marrë shumë lëvdata vetëm pak orë pas publikimit të tij. Ky është debutimi i parë i Lopez në një film muzikal dhe në trailer ajo mund të dëgjohet duke kënduar një nga këngët më të famshme të muzikalit, “Where You Are”.
I gjithë muzikali është në frymën e estetikës së vjetër të Hollivudit. Vetë Lopez tha më parë se roli i saj në “Kiss Of The Spider Woman” ishte roli më sfidues dhe më shpërblyes që ka pasur ndonjëherë. “Është një histori e errët, por edhe një histori për dashurinë dhe mbijetesën, për ndihmën ndaj njëri-tjetrit në kohë të vështira. Mendoj se ky është një mesazh që na duhet vërtet tani”-tha Lopez më parë.