Celebrities Gossip Showbiz

Jessie J jep lajmin e shumëpritur: “Kanceri është zhdukur…”

Gati një muaj pasi zbuloi se u diagnostikua me kancer gjirit në fazat e hershme, Jessie J befasoi duke deklaruar se kanceri i saj është zhdukur plotësisht pas operacionit. “Gjoksi im është aty ku ishte dikur, po pushoj, po flas me miqtë më shumë se kurrë”-u shpreh këngëtarja. “Unë e bëra operacionin vetëm 4 ditë më parë. Po thoja vetëm pro-të e operacionit dhe kësaj situate. Por do t’i marr rezultatet së shpejti. Dhe shpresoj se mund ta publikoj këtë si fakt. Por tani për tani, nuk e di. Do të qëndroj pozitive dhe do t’i flas universit çfarë dua.” Rikujtojmë, se  në fillim të qershorit, Jessie ndau një video në Instagram duke zbuluar se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme.

Pak ditë më parë, artistja kishte njoftuar në rrjetet sociale se sëmundja ishte zbuluar në fazë të hershme, duke shprehur bindjen se do ta kalojë këtë sfidë dhe se rikthimi i saj në skenë është vetëm çështje kohe. Jessie J u largua nga skena e mbushur me ovacione, ndërsa fansat e saj i shprehën mbështetje dhe dashuri në këto momente të vështira.