Celebrities Gossip Showbiz

“Jo, se qan nusja…”, Rike ironizon Meritonin dhe Ilnisën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Të gjithë i kanë vënë re tashmë çiftet e reja që po krijohen brenda në shtëpi e ndër ta janë edh Ilnisa me Meritonin. Ama kohëve të fundit Ilnisa ka shprehur shenja xhelozie ndaj Rikes për Meritonin dhe këtë e ka përmendur edhe Rikja ditën e sotme.

Rikja: Për Zotin më dhemb i gjithë trupi.

Meriton: Do të bëjmë masazh

Rikja: Jo, se po qan nusja pastaj. A të keqen, s’dua të qaj nusja pastaj. Do të më ftosh në dasëm? Aman mos më helmoni. Të paktën mos më helmoni.

Meritoni: O shpirti im. Vetë dasma je ti.

Rikja: Do të vi me të zeza.

Meritoni: Ti je vetë dasma, në atë moment që do të martohem unë. Ke për të ardhur aty.

Prej ditës së djeshme një sfidë nga Vëllai i Madh ka ardhur për banorët. Të ndarë në dy grupe banorët duhet të lidheshin me spango me njëri-tjetrin derisa të mbaronte sfida. Bllokimi i tualeteve nga grupi i Julit dhe më pas prishja e lojës nga grupi i Romeos ka shkaktuar një debat mes tyre.  Juli ka urdhëruar grupin e tij për të bllokuar tualetin dhe për të mos i mundësuar atyre marrjen e abdesit për t’u falur më pas e kështu grupi i Romeos ka hequr dorë nga loja.