Celebrities Gossip Showbiz

“E përdore fenë…”, nuk u mundësua marrja e abdesit, banorët debatojnë për prishjen e lojës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Prej ditës së djeshme një sfidë nga Vëllai i Madh ka ardhur për banorët. Të ndarë në dy grupe banorët duhet të lidheshin me spango me njëri-tjetrin derisa të mbaronte sfida. Bllokimi i tualeteve nga grupi i Julit dhe më pas prishja e lojës nga grupi i Romeos ka shkaktuar një debat mes tyre.  Juli ka urdhëruar grupin e tij për të bllokuar tualetin dhe për të mos i mundësuar atyre marrjen e abdesit për t’u falur më pas e kështu grupi i Romeos ka hequr dorë nga loja.

Juli: E përdore për Zotin.

Romeo: Ku e përdora?

Juli: I the këtij pa sedër, pa karkater.

Juli: Unë të lashtë hysh. E përdore fenë për këtë punë. E përdore abdesin për këtë punë. Pikë muhabeti

Romeo: Je lideri grupit që more vendimin për të bllokuar banjon.

Juli: Unë e kam marrë në grup vendimin.

Bardhi: Mua më thirri Vini për t’u falur, unë i thash jo se po ruajmë tualetin.

Romeo: Po se të tha ai ta bllokosh. Ta dha ai detyrën (Juli).

Bardhi: Ishte vendim në grup. Unë nuk desha të falem për të mos humbur asnjë lojën. Ti erdhe brenda duke thënë jeni burra pa karakter dhe sedër.

Vështirësia më e madhe e kësaj sfide ishte tualeti, pasi në asnjë rast banorët  nuk duhet të shkëputeshin nga njëri-tjetri dhe një moment që mori vëmendjen ishte Juli dhe grupi i tij, të cilët konsumuan ushqimin në pjatë jashtë derës së tualetit.  Rivaliteti mes grupeve nuk ndaloi në asnjë çast duke krijuar mjaft skena interesante siç ishte momenti, ku grupi i Romeos kërcen valle popullore, teksa ekipi i Julit nuk i lejon të hyjnë në tualet