Vlorë, 11-13 Korrik 2025 – Rëra, dielli dhe adrenalina kthehen më fuqishëm se kurrë!
Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me Bashkia Vlorë sjell “Vlora Beach Volley 2025” — një fundjavë plot energji, garë dhe atmosferë verore në zemër të bregdetit shqiptar. Sportistët më të mirë nga i gjithë vendi, muzikë, argëtim dhe spektakël në plazh. Një eksperiencë që nuk duhet humbur!
Këtë fundjavë, STORM x Beach Volleyball Albania sjellin energjinë në maksimum! STORM sjell fanellën zyrtare të Beach Volley Vlora 2025! Plazh, adrenalinë dhe STORM në dorë!
E ftuar në “Live From Tirana”, ka qenë Deborah Keçi, për të folur më shumë mbi këtë event:
Unë jam shumë e lumtur që edhe në këtë nismë që Federata Shqiptare e Volejbollit ka ndërmarrë për Beach Volley, kemi marrë dhe mbështetjen e sektorit privat. Dhe gjej rastin të falënderoj dhe Lori Caffe dhe Storm, si partnerë zyrtarë në organizimin e këtyre aktiviteteve, që nuk do të jenë vetëm në Vlorë, por do të jenë në shumë plazhe të Shqipërisë. Do të fillojmë me Vlorën në datën 11-13 korrik, një javë më vonë do të jemi në qytetin e bukur të Durrësit, qytetin tim të lindjes.