Celebrities

Jozi zbulon arsyen pse zgjodhi Danjën si fituese, hatërmbetja me Loredanën dhe miqësia me Valbonën!

Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me ‘Wake Up’. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. I ftuar sot në “Wake Up” ishte ish-banori i “BBV4” Jozi për të folur për Loredanën dhe jo vetëm. Por pse zgjodhi Danjën si fituese?

Danja është lojtare shumë e mirë. Meriton shumë. E kam thënë atë pjesën për shkak se nuk u ndjeva mirë për thyerjen e kutisë. Ajo nuk besoi te ajo që i kisha thënë dikur për marrëdhënien me Valbonën. Mund të priste edhe pak ditë. Gjithmonë e ka pasur këtë dyshimin te raporti me Valbonën. Valbonën e kam cilësuar shoqen time. Nuk e kam parë kurrë me këtë shikimin tjetër. Njiheshim pak. Aty në shtëpi u afruam shumë. Unë Valbonën e kam shoqe të ngushtë. Kemi një shok të përbashkët që Valbona e konsideron si vëlla, unë e kam shumë shok. Ai është personi që na ka bashkuar.