Shpesh thuhet se vajzat e zgjuara janë të vështira për t’u dashuruar. Janë më tepër të përqëndruara në aspekte të tjera të jetës apo dinë të vënë çdo gjë në baraspeshë? “Higher Perspectives” jep 7 sjellje tipike të vajzave të zgjuara, që ua bën atyre të vështirë të dashurohen por kur e gjejnë dashurinë, janë vajza ideale.

1.Nuk ia falin kujtdo besimin dhe dashurinë
Një pjesë e madhe e zgjuarsisë është përvojë, më pas vjen edhe intuita. Përvoja dhe intuita e një vajze që ne e përcaktojmë si ‘të zgjuar’ e drejton tek ata partnerë që mund ta përmbushin në çdo aspekt, jo thjesht sepse kanë pasur një flirt apo janë ndier mirë gjatë një mbrëmjeje. Një vajzë e zgjuar e ka të qartë se çfarë do dhe nuk lëkundet nga një tërheqie e thjeshtë.
2.Nuk kanë frikë nga vetmia
Ato ndihen njësoj mirë e shpeshherë më mirë kur janë vetëm ndaj nuk nxitohen për të gjetur dikë, kanë gjithë kohën që u duhet për t’i shqyrtuar mirë mundësitë që u ofrohen dhe njerëzit që u afrohen. Ndaj nëse një vajzë e zgjuar ju kushton vëmendje, merreni si një shenjë të qartë interesi: të jeni të sigurtë se ju ka mirëmenduar.
3.Nuk u duhet një njeri i dytë për t’ia bërë jetën të thjeshtë
Ato kërkojnë dikë që ashtu si ato, mund të tregohet i përshtatshëm me çdo lloj rrethane. Sa për të tjerat, mund t’ia dalin fare mirë vetë.
4.Flirti nuk është prioriteti i tyre
Vajzat e zgjuara, si të gjithë njerëzit e zgjuar, dinë t’i japin çdo gjëje vendin që i takon. Miqtë, familja, puna, shkolla, janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, po aq sa një partner. Ndaj nuk e ndiejnë nevojën e flirteve të shpeshta për të mbushur ndonjë boshllëk.
5.Ndonjëherë, mund t’ju vendosin në siklet
Ngaqë e dinë shumë mirë çfarë posedojnë, ato nuk janë të varura tek fjalët e komplimentat e të tjerëve, ndaj mos prisni një buzëqeshje prej kokete nëse i thoni ‘sa e bukur je bërë sot’. Por ndonjëherë vetëbesimi dhe vetëdija mund të krijojë siklet tek personi tjetër, pasi lë përshtypjen e dikujt që mund të thotë lehtësisht ‘Jo’.
6.Tërheqja është vetëm hapi i parë
Mos mendoni t’ia fitoni zemrën vetëm duke u treguar joshës në sjellje apo fizikisht. Ato nuk bien pre e ‘kurthit’ që ngre tërheqja e parë, ndaj duhen më shumë gjëra për t’i bërë për vete.
Ndërkaq, nëse gjatë fillimit të pandemisë u parashikua se do të kishte një rritje të numrit të lindjeve, askush nuk foli për një rënie të mungesës së intimitetit në çift. Sipas disa studimeve, njerëzit po kryejnë më pak aktivitet seksual që nga izolimi. Një arsye për këtë ulje të dëshirës seksuale mund të ketë të bëjë me zakonet dhe mendimet që kemi marrë gjatë izolimit nga pandemia.