Kotelja Tilly nga Surrey hipi në tren e vetme dhe bëri një udhëtim prej gati 30 kilometrash deri në stacionin London Waterloo, në Londër, ku më në fund u gjet. “Tilly shpesh bënte shëtitje nëpër lagje”, tha kujdestari i saj, Michael Hardy. Ajo madje shkonte në lokalin e zones dhe ngjitej në bar. Por aventurat e saj i çoi më tej kur filloi të udhëtonte me autobusë lokalë, ndërsa Hardy u habit kur mori një telefonatë nga një stacion treni në Londër, në të cilën një punonjës e informoi se macja e tij kishte mbërritur atje.
Për fat të mirë, Hardy rastësisht po punonte në Londër atë ditë, kështu që shkoi menjëherë ta merrte. Siç tregohet nga GPS-i i vendosur në qafën e saj, ajo kishte ndjekur të njëjtën rrugë treni, nga stacioni në stacion, derisa përfundoi në Waterloo. Kjo sigurisht ngre me të drejtë pyetjen: ‘A nuk i bëri përshtypje kujt imazhi i një maceje që udhëtonte vetëm?’. Dhe një pyetje tjetër, së cilës për fat të keq nuk mund t’i jepet përgjigje: ‘Çfarë mendonte dhe ndjente Tilly gjatë atij udhëtimi pothuajse 90-minutësh?’.
Sidoqoftë, ajo duket të jetë një kafshë e krijuar për mbijetesë. Përpara se të adoptohej nga Hardy dhe partneri i tij, ajo kishte kaluar të paktën një pjesë të jetës së saj si një kafshë endacake. “Nuk e dimë origjinën e saj”, kujton sot kujdestari i saj. “Vetëm se një ditë, dy vajza trokitën në derën tonë duke mbajtur një mace. Ato menduan se ishte e jona. Dhe ne, duke parë këto vajza të vogla para nesh, e lamë të hynte.”