Showbiz

Justin Bieber diagnostikohet me 2 sëmundje të rrezikshme

Për të gjithë ata që mendojnë se Justin Bieber nuk është në gjendjen e tij më të mirë për shkak se konsumon substanca narkotike, gabohen!

Këngëtari kanadez ka konfirmuar se së fundmi është diagnostikuar me sëmundjen Lyme një infeksion lëkure që shkaktohet nga pickimi i një insekti si dhe Mono një virus që prek sistemin imunitar që merret nëpërmjet pështymës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, 25-vjeçari u shpreh se do të flasë më tepër rreth këtyre problemeve shëndetësore në një dokumentar të ri.

Seria e dokumentarëve do të lançohet më 27 Janar në kanalin YouTube të artistit ku pritet të japë më shumë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.