Showbiz

Justin Bieber mungoi në Met Gala 2025, por poston foton e Haily-t nga “Met Gala”

Edhe pse mungoi në Met Gala 2025, Justin Bieber nuk i kurseu komplimentet për gruan e tij, Hailey. Këngëtari 31-vjeçar postoi në Instagram disa foto të modeles, e cila shkëlqeu në tapetin e kuq me një minifustan Saint Laurent dhe bizhuteri luksoze nga Tiffany & Co.

Ai shoqëroi postimin me këngën “There Goes My Baby” dhe Hailey reagoi me emoji flirtues: “❤️‍❤️‍”.

Më vonë, Justin ndau edhe foto të saj nga after party, ku Hailey kishte veshur një minifustan kadife në ngjyrë shampanje