Justin Bieber ka ngritur sërish shqetësime mes fansave pas një sërë postimesh të çuditshme në Instagram, që kanë nxitur spekulime për gjendjen e tij emocionale dhe jetën personale.
Vetëm pak orë pasi publikoi foto ku shfaqej duke tymosur marihuanë me miqtë, këngëtari 31-vjeçar ndau një tjetër seri imazhesh me mbishkrimin “Detoxxxxxxxxxxxxx”.
Në katër prej tyre, ai dukej i djersitur, me një peshqir mbi kokë, ndërsa fotoja e fundit tregonte një makinë me targa evropiane në një autostradë, duke lënë hapësirë për interpretime.
Edhe pse nuk sqaroi se për çfarë po bënte “detoks”, fansat e interpretuan postimin si një përpjekje për reflektim dhe tërheqje nga sjelljet e fundit.
Na mungon Justin. Kujdesu për veten
-shkruante një ndjekës, ndërkohë që të tjerë i bënin thirrje të rigjejë paqen shpirtërore dhe të fokusohet tek familja.
Burime pranë çiftit zbulojnë se këngëtari po kalon një periudhë sfiduese dhe se martesa me modelen Hailey Bieber është nën presion.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, ndarja nuk është në horizont. Çifti mbetet i vendosur të luftojë për martesën e tyre, duke e konsideruar njëri-tjetrin si “shpirtra binjakë”.
Bieber, i cili ndër vite ka ndarë publikisht betejat e tij me shëndetin mendor dhe presionin e famës, vazhdon të jetë një figurë komplekse dhe e ndjekur me kujdes nga miliona fansa në të gjithë botën.