Gossip Showbiz

Justin Bieber po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike? Ka borxhe të mëdha?

Justin Bieber po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, ndërsa shqetësimet për shëndetin e tij mendor dhe vendimet e fundit të marra janë në rritje.

Burime pranë këngëtarit kanadez kanë deklaruar për revistën “People” se ai është “i rrethuar nga shumë demonë”, ndërsa zgjedhje të gabuara po ndikojnë negativisht në jetën e tij personale, miqësitë, financat dhe projektet e biznesit.

Një nga arsyet që besohet se ka ndikuar në këtë gjendje është përfshirja e tij e mëhershme me Sean “Diddy” Combs, i cili po përballet me çështje të rënda ligjore.

Marrëdhënia që Bieber kishte me Diddy në mesin e viteve 2010 ka rikthyer vëmendjen mediatike dhe po rëndon emocionalisht mbi të.

Shtesë e kësaj situate janë edhe raportet e tensionuara me ish-menaxherin e tij prej shumë vitesh, Scooter Braun, i cili në vitin 2024 u tërhoq nga menaxhimi i artistëve. Kjo ndarje thuhet se ka qenë një goditje për Bieber, duke i shtuar pasigurinë në karrierën e tij.

Një tjetër moment vendimtar ishte shkëputja e papritur nga marka e tij e njohur e veshjeve “Drew House”.

Më 10 prill, Bieber deklaroi publikisht se nuk ka më asnjë lidhje me këtë markë, duke shkruar:

Unë, Justin Bieber, nuk jam më i përfshirë në këtë markë. Drew House nuk përfaqëson më mua, familjen apo jetën time.

Problemet nuk mbarojnë me kaq. Pas anulimit të turneut të tij në vitin 2022 për arsye shëndetësore, këngëtari është përballur me humbje të mëdha financiare, duke u përfolur se borxhet e tij arrijnë miliona dollarë.

Ndërsa fansat dhe të afërmit e tij i qëndrojnë pranë, ata shpresojnë që ylli i pop-it të gjejë rrugën drejt rikuperimit dhe të rikthehet më i fortë në skenë.