Gossip

Justin Bieber poston foto të ëmbla me djalin njëvjeçar dhe një detaj po i “çmend” fansat!

Justin Bieber ka ndezur sërish rrjetin me një set të ri fotosh në Instagram, ku shfaqet në versionin “cool dad” dhe shumë të përditshëm, por vëmendjen nuk e mori fare veshja e tij… por djali i vogël.

Këngëtari 30-vjeçar është fotografuar me veshje sportive dhe të thjeshta: një bluzë me zinxhir, pantallona të gjera gri, kapelë të bardhë dhe një varëse ari.

Në disa imazhe të njëpasnjëshme, ai shfaqet i relaksuar, por në një prej tyre vjen momenti më i ëmbël: Justin duke mbajtur në krahë djalin e tij njëvjeçar, Jack Blues, dhe duke e puthur plot dashuri.

I vogli është kombinuar me babain, me një kostum gri, por detaji që po bën xhiron e rrjetit është kapuçi me veshë kafshësh, që e bën skenën akoma më të adhurueshme. Si gjithmonë, fytyra e fëmijës nuk është zbuluar, duke respektuar vendimin e Justin dhe Hailey-t për të ruajtur privatësinë e tij, shkruan DailyMail.

Postimi vjen vetëm pak ditë pas udhëtimit të çiftit drejt Palm Springs, ku u panë duke udhëtuar me Mercedesin e tyre elektrik luksoz, me vlerë rreth 200 mijë dollarë (afërsisht 180 mijë euro).

Justin ishte veshur me një bluzë rozë, ndërsa Hailey kishte zgjedhur një xhaketë dhe një fashë flokësh, duke ruajtur stilin e tyre karakteristik.

Ndërkohë, fansat vunë re se Justin nuk publikoi asgjë në rrjete sociale për ditëlindjen e 29-të të Hailey-t, por modelja postoi një video ku çifti shihej duke ecur dorë për dore, duke e quajtur atë periudhë “java ime më e mirë”.

Justin dhe Hailey janë martuar prej gjashtë vitesh. Ata u njohën për herë të parë në vitin 2009, nisën një romancë në vitin 2015, u ndanë dhe më pas u ribashkuan në 2018-ën, vetëm pak muaj pas ndarjes së Justin nga Selena Gomez.

Në planin profesional, Hailey ka shënuar një sukses gjigant biznesor, duke shitur kompaninë e saj të bukurisë, Rhode, për 1 miliard dollarë (rreth 900 milionë euro), duke mbetur gjithsesi drejtoreshë kreative e brandit.

Nga ana tjetër, Justin është gati për një rikthim madhështor në skenë, pasi ka nënshkruar një marrëveshje rekord prej 10 milionë dollarësh (rreth 9 milionë euro) për të qenë kryeakt në festivalin Coachella 2025.