Celebrities Gossip Music Showbiz

Justin Timberlake anulon koncertin prej gripit, fansat shpërthejnë në kritika!

Justin Timberlake është përballur me kritika të shumta pasi njoftoi se duhej të anulonte ndalesën e fundit në SHBA në turneun e tij Botëror Forget Tomorrow në Columbus, Ohio. Fansat thuhet se e morën përditësimin rreth 15 minuta para se të niste shfaqja. “Hej njerëz. Jam zemërthyer”-shkroi Timberlake në deklaratën e shpërndarë në Instagram. “Më duhet ta anuloj shfaqjen sonte. Shkova në kontrollin e zërit duke luftuar me gripin. Më vret ta di se ju zhgënjej ju dhe ekipin tim që punoi kaq shumë për të realizuar këtë shfaqje”.

Pavarësisht rimbursimeve premtuese, shumë fansa shpërthyen ndaj Justin për njoftimin në minutat e fundit dhe pretenduan se dyert në Nationwide Arena tashmë ishin hapur. “Anulimi pasi  je i sëmurë është 100% i kuptueshëm. Anulimi 10 minuta para hapjes së dyerve është i papranueshëm”-tha një fans. Një person tjetër vuri në dukje se krijuesi i hitit “SexyBack” më parë e shtyu shfaqjen e tij në Newark, NJ, në momentin e fundit në tetor 2024. “Kjo është fjalë për fjalë hera e dytë që ndodh dhe nuk ka as një riprogramim. Ne udhëtuam 3 orë dhe paguam për një dhomë hoteli dhe ju na thoni 5 minuta para se të fillojë se është anuluar”-tha një tjetër fans.

Ndërkohë, Timberlake do të sjellë turneun e tij Botëror “Forget Tomorrow” në Amerikën e Jugut duke filluar nga 21 marsi kur ai do të performojë në Lollapalooza Argentina. Rikujtojmë, se aktorja e “7th Heaven” Jessica Biel pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” Justin Timberlake është duke ndryshuar. Për nder të ditëlindjes së tij të 44-të, ajo shkroi disa fjalë zemre në Instagram. “Një vit tjetër për të krijuar kujtime që i mbaj të shenjta në zemrën time. Një tjetër vit gëzimi dhe sfidash të jesh prind me ty. Një tjetër vit së bashku duke qenë kureshtarë dhe kreativë në botë”