Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka zhgënjyer fansat në Oklahoma City duke anuluar koncertin e tij të planifikuar për 2 dhjetor. Këngëtari njoftoi përmes Instagramit se një dëmtim në shpinë që pësoi në New Orleans më 25 nëntor e detyroi të shtyjë shfaqjen. “Më vjen shumë keq, Oklahoma City… Më duhet ta anuloj shfaqjen. Kam lënduar shpinën dhe mjekët më kanë këshilluar të pushoj më gjatë”. Fansat e Justin Timberlake në Oklahoma mbetën të zhgënjyer pasi këngëtari anuloi papritur koncertin e tij.
Ky është anulimi i shtatë për Timberlake gjatë turneut të tij botëror “Forget Tomorrow”, i cili përfshin 115 shfaqje në 15 muaj dhe është promovimi i albumit të tij të fundit, “Everything I Thought It Was”. Më parë, këngëtari kishte shtyrë disa koncerte në tetor për shkak të bronkitit dhe laringitit. Turneu, i cili filloi në prill në Vancouver, Kanad dhe pritet të përfundojë në korrik 2025 në Paris, është turneu i tij i parë pas pesë vitesh. Pavarësisht sfidave, Timberlake vazhdon të punojë për t’u rikthyer në skenë.
Ndërkaq rikujtojmë se në mes të spekulimeve rreth lidhjes së tyre, Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë rënë sërish në qendër të vëmendjes. Titujt e fundit lanë të kuptohet për telashe në mesin e çiftit, me thashetheme rreth një divorci të mundshëm që vërtitet mes dramës së vazhdueshme që përfshin Timberlake dhe Britney Spears. Megjithatë, Biel i dha fund me një gjest të përzemërt ndaj të shoqit. Biel shkoi në Instagram për të ndarë mbështetjen e saj, duke postuar një video të saj duke shfaqur këngën kryesore nga albumi i tij i fundit. Gjithashtu, ajo publikoi edhe një kolazh videosh për ditëlindjen e tij në TikTok.