Aktorja e “7th Heaven” Jessica Biel pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” Justin Timberlake është duke ndryshuar. Për nder të ditëlindjes së tij të 44-të, ajo shkroi disa fjalë zemre në Instagram. “Një vit tjetër për të krijuar kujtime që i mbaj të shenjta në zemrën time. Një tjetër vit gëzimi dhe sfidash të jesh prind me ty. Një tjetër vit së bashku duke qenë kureshtarë dhe kreativë në botë”. 42-vjeçarja ndau foto të çiftit dhe dy fëmijëve të tyre djemve Silas, 9 vjeç dhe Phineas, 4 vjeç së bashku me postimin. Timberlake iu përgjigj postimit duke shkruar: “Të dua shumë”.
View this post on Instagram
Ky postim vjen tre muaj pasi “People” raportoi se ajo nuk ishte e lumtur që burri i saj u arrestua për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur në Hamptons në qershor 2024. “Po përpiqem vazhdimisht të gjejë ekuilibrin, duke u përpjekur të gjejë kohën që mund të lidhemi”-tha ajo në maj 2024. Këngëtari dhe aktori Justin Timberlake dëshiron të rifitojë gruan e tij Jessica Biel dhe të shpëtojë martesën e tij 12-vjeçare pas skandaleve të mëdha të tradhtisë në të cilat ai ishte përfshirë dhe që filloi në 2019 pasi u kap me aktoren Alisha Wainëright.
Justin duhet gjithashtu të frenojë konsumimin e alkoolit dhe të shmangë me çdo kusht hipjen në timonin e një makine, një fakt për të cilin u arrestua qershorin e kaluar në Sag Harbor, Nju-Jork. Justin ka bërë një pushim nga turneu i tij botëror Forget Tomorrow për të qëndruar më gruan e tij, e cila është e lumtur që po kujdeset për dy fëmijët e tyre, Silas dhe Phineas.