“At The Movies”, një program për kinema-dashësit, i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj. Duke qëndruar tek premierat e fundit të filmave dhe kolonat zanore të tyre, më poshtë ju njohim më shumë me disa nga publikimet më të reja…
K-Pop Demon Hunters
Një grup vajzash K-Pop me famë botërore, ndërsa balancojnë jetën e tyre në qendër të vëmendjes me identitetet e tyre sekrete si gjuetare demonësh të këqij, të vendosur në një sfond shumëngjyrësh mode, ushqimi, stili dhe lëvizjes muzikore më të popullarizuar të kësaj gjenerate.