Gossip Showbiz

“Kam prova për gjithçka, po përdor… ” Sky Ferreira shpërthen ndaj Charli XCX!

Një përplasje e papritur ka shpërthyer në industrinë muzikore, pasi Sky Ferreira ka akuzuar publikisht Charli XCX për përdorim të materialeve të saj të papublikuara.

Përmes rrjeteve sociale, Ferreira, 33 vjeçe, deklaroi se disa pjesë nga albumi i fundit “Wuthering Heights” janë të bazuara në demo-t e saj të vjetra. Ajo pretendon se ka prova konkrete për këto akuza.

Kam prova për gjithçka. Kam punuar për vite me radhë dhe tani artisti juaj i preferuar po regjistron këngët e mia të vjetra

-u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet për një zhgënjim të thellë profesional.

Artistja shtoi se situata e ka bërë të ndihet e lodhur dhe e poshtëruar, ndërsa theksoi se dëshiron të vazhdojë jetën dhe karrierën pa drama të panevojshme.

Njerëzit nuk duan të dëgjojnë të vërtetën, por histori më emocionuese

-tha ajo.

Albumi në fjalë, i publikuar në shkurt, përfshin muzikën për adaptimin filmik të romanit të Emily Brontë, ku luajnë Margot Robbie dhe Jacob Elordi.

Sipas Ferreira-s, të paktën dy këngë të këtij projekti janë të bazuara në materiale që nuk janë publikuar më parë nga ajo.

Nga ana tjetër, ekipi i menaxhimit të Charli XCX ka reaguar, duke mohuar çdo parregullsi dhe duke sqaruar se përpara publikimit është ndjekur një proces standard verifikimi për të gjitha materialet.

Të gjitha kreditet dhe ndarjet e këngëve janë finalizuar dhe miratuar zyrtarisht nga palët përkatëse

-thuhet në reagimin e tyre.