Showbiz

Temperatura nën zero, por asnjë kufi për stilin? Paraqitja që bëri Charli XCX të flitet në Sundance!

Charli XCX ka zgjedhur një mënyrë të guximshme për të mbyllur qëndrimin e saj në Utah, ku ishte e pranishme në Festivalin e Filmit Sundance.

Këngëtarja 33-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një paraqitje provokuese, duke sfiduar hapur motin e ftohtë malor.

Në disa fotografi të publikuara në Instagram, ajo shfaqet e veshur me të brendshme të zeza, taka të larta dhe një pallto tërheqëse prej leshi artificial.

Me një gotë shampanjë në dorë, Charli pozoi plot vetëbesim, ndërsa ndau gjithashtu pamje nga shtëpia luksoze ku qëndroi gjatë vizitës së saj, sipas raportimeve të DailyMail.

Peizazhi dimëror dhe stili i saj i veçantë u pritën me reagime entuziaste nga fansat, të cilët në komente e quajtën “mbretëreshë bore”, duke vlerësuar guximin dhe origjinalitetin e artistes.

Charli XCX ndodhej në Utah për të promovuar filmin e saj të ri, The Moment, i cili pati premierën në Festivalin e Filmit Sundance 2026. Filmi pritet të shfaqet në kinema të përzgjedhura në New York dhe Los Anxhelos më 30 janar.

Produksioni ndjek historinë e një ylli pop në prag të turneut të saj të parë madhor, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e industrisë muzikore dhe tensionin mes suksesit komercial dhe krijimtarisë artistike.

Në premierën zyrtare, Charli u shfaq me një pamje krejt tjetër, por po aq elegante: një kostum të zi me dy pjesë, këmishë me vija dhe një pallto gri, duke dëshmuar edhe një herë se stili i saj mbetet po aq i dallueshëm dhe i papritur sa muzika që ajo krijon.