Gossip Showbiz

Kanye West “i fryrë” në dalje të rrallë publike me Bianca Censorin, rrjeti shpërthen me spekulime për shëndetin e tij?

Shenja shqetësuese kanë nisur të qarkullojnë rreth Kanye West, pasi artisti kontrovers u shfaq dukshëm më i fryrë dhe më i rënduar gjatë një daljeje të rrallë publike në Los Angeles, në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Bianca Censori.

Çifti u fotografua teksa po shkonte drejt një shfaqjeje private të filmit “The Housemaid”, prodhim i ri me protagonist Sydney Sweeney.

Pamjet mjaftuan për të ndezur menjëherë rrjetet sociale, ku ndjekësit nisën të spekulojnë për gjendjen shëndetësore të reperit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, kontrasti mes dy bashkëshortëve ishte i theksuar. West dukej më i shëndoshë, më pak energjik dhe disi i ngadaltë në lëvizje, ndërsa përpiqej të fshihte trupin me një xhaketë lëkure ngjyrë kafe dhe pantallona të errëta.


Një burim për Daily Mail e përshkroi atë si “të fryrë” dhe “jo në formën e tij më të mirë”.

krah të tij, Bianca Censori tërhoqi gjithë vëmendjen me një kostum trupi transparent dhe tepër të ngushtë, të kombinuar me taka argjendi me lidhëse, duke theksuar siluetën e saj të hollë dhe stilin provokues që tashmë është bërë tipar i saj.

Ndërkohë që West nuk ka reaguar publikisht ndaj komenteve dhe spekulimeve, një burim pranë tij ka lënë të kuptohet se ndryshimet në pamje mund të lidhen me udhëtimet e shpeshta dhe zakonet e çrregullta ushqimore për shkak të axhendës së ngarkuar.

Vëmendja e re ndaj shëndetit të West ka rikthyer gjithashtu në qendër të diskutimeve raportimet e mëparshme mbi rregullat strikte që, sipas burimeve, ai i imponon Censorit.

Në muajin nëntor, u raportua se reperi kontrollon nga afër dietën dhe rutinën e ushtrimeve të saj, duke ndjekur atë që u përshkrua si një “dietë e rreptë”.

Dalja e fundit jo vetëm që ka shtuar pikëpyetje mbi gjendjen fizike të Kanye West, por ka rihapur debatin mbi dinamikat e marrëdhënies së tij me Biancën dhe mënyrën se si ai projekton kontrollin edhe jashtë skenës.