Food & Drink Live From Tirana

“Kapele plazhi” apo “Peshqiri i plazhit”/Shefi Ndoc Shtjefni: Jo vetëm pasta, por dhe ëmbëlsira n’tigan, recetat do ju habisin…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë shefi i kuzhinës Ndoc Shtjefni nga restoranti “Pasta n’Tigan”. Përveç gatimeve mjaft të shijshme, ai ka krijuar një metodë mjaft unike servirje, pasta në tigan. Si lindi ideja e kësaj dhe çfarë recetash mund të gjejmë në restorantin “Pasta n’Tigan”, na tregon vetë shef Ndoc Shtjefni…

Përveç pastave, keni dhe një tiramisu në tigan. Psr ky fiksimi me tiganin?

Dje kam bërë dhe një ëmbëlsirë, e kam bërë dhe vjet gjatë verës dhe e solla sërish sepse ma kërkuan. Është me një tigan të vogël si xhezve, është një si tip parfeje, akullore e bërë me dorë, me pak karamele Zana brenda, është perfekte. Bëhet edhe me krem ftoi, është fantastike. Tani që është sezoni i ftoit dhe gështenjave, ka produkte fantastike në Shqipëri.

Cilat janë disa nga pastat më të veçanta në restorant?

Janë këto të mbushurat, të gjitha llojet e raviolit. Kemi një “Kapele Plazhi”, me pluhur trëndafili sipër, trëndafil real, i gatuar me shumë avash në pranverë dhe ne e ruajmë në kavanoza. Ka aromën e trëndafilit, mbushja është me kallamarë dhe djathë, është perfekte. Kemi dhe një tjetër që quhet “Peshqiri i Plazhit”. Është një petë paste e ndryshme. Është me bazë panxhari dhe poshtë ka produkte deti të gatuara me pak lime, që t’i vijë aroma që të kujton ato kokteilet r detit. Sipër ka pluhur bajamesh të thata, që supozohet se është një peshqir që i ka rënë rëra sipër, se ne jemi plazh me rërë.