Bota

Kapet nga kamerat teksa i vë flakën fushës me bar/ Zjarri përhapet në të gjithë faqen e kodrës. (video)

Policia italiane ka arrestuar një person i cili është kapur nga kamerat e sigurisë teka i vë zjarrin një fushe me bar dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Në videon e publikuar nga karabinerët shihet një burrë teksa i vë zjarrin barit. Ky person është arrestuar pas gjurmimit nga forcat e policisë.
Ky është një rast që vërteton se origjina e zjarreve është me dashje nga dora e njeriut ose personave dashakeq.
Këto zjarre në këtë periudhë kanë shkaktuar katastrofë në vendet e Mesdheut, si Greqia, Italia, Turqia përfshirë edhe Shqipërinë.
Në vendit tone Policia bëri të ditur se në vlerësim të situatës së krijuar nga zjarret, prej datës 25 korrik deri më datën 10 gusht 2021, si rezultat i punës hetimore të bërë nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në të gjithë vendin janë arrestuar 15 persona, janë proceduar penalisht 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona