Kate Cassidy, e dashura e ndjerë e Liam Payne, ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, ku shihet e përqafuar me ish-yllin e One Direction.
Këngëtari humbi jetën tragjikisht më 16 tetor 2024, në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Raporti mjekësor zbuloi se ai kishte konsumuar alkool dhe kokainë.
Kate, 26 vjeçe, falënderoi një fanse për realizimin e fotove, duke theksuar se teknologjia e tillë është “një bekim dhe një mallkim”.
Me 955 mijë ndjekës në Instagram, ajo vazhdon të ndajë momente të dhimbshme dhe kujtime të çmuara nga marrëdhënia me Liam-in.
Në një video prekëse, Cassidy tregoi kutinë e kujtimeve, ku kishte ruajtur letra, kartolina dhe fotografi Polaroid, duke thënë:
E nesërmja nuk është e garantuar.
Muajin e kaluar, ajo e përkujtoi edhe ditëlindjen e 32-të të këngëtarit me një tortë dhe një dedikim emocional:
Gëzuar ditëlindjen Liam, e di që ende ke ëmbëlsirën më të madhe në parajsë.
Ndërkohë, autoritetet në Argjentinë kanë ngritur akuza për vrasje nga pakujdesia ndaj pesë personave, mes tyre menaxheri dhe recepsionisti i hotelit, si dhe një mik i afërt i Liam-it.
Prokuroria ka konfirmuar se shkaku i vdekjes ishte “politrauma”, pra dëmtime të shumta të rënda në trup.
Dëshmitë e Kate tregojnë se, edhe pas humbjes së tij tragjike, kujtimi i Liam Payne vijon të mbetet i gjallë përmes momenteve të ruajtura dhe përkushtimit të saj emocional.