Pas udhëtimit të saj të shumëpërfolur me raketën “Blue Origin”, Katy Perry nuk po përballet vetëm me kritikat e ndjekësve online, por edhe me tensione në marrëdhënien me Orlando Bloom.
Mediat e huaja raportojnë se aktori e ka quajtur aventurën e këngëtares në hapësirë si një veprim “të turpshëm”, koment që thuhet se e ka lënduar thellë Perry-n.
Situata mes çiftit duket se është përkeqësuar edhe më tej për shkak të ngjarjeve të ardhshme shoqërore.
Nga ana tjetër, këngëtarja po kalon një periudhë sfiduese edhe profesionalisht, pasi albumi i saj më i fundit është pritur me reagime të përziera dhe nuk ka arritur suksesin që pritej.
Përballë këtyre sfidave, mbetet për t’u parë se si do të evoluojë si marrëdhënia e çiftit ashtu edhe karriera e yllit të muzikës pop.