Keith Urban është parë pa unazën e martesës gjatë një paraqitjeje publike më 2 tetor në Hershey të Pensilvanisë, vetëm pak ditë pas lajmit për ndarjen nga Nicole Kidman pas një martese 19-vjeçare. Këngëtari mbërriti me avion privat në qytet për të performuar në Qendrën Giant si pjesë e turneut të tij, duke dëshmuar se vijon të mbetet i përqendruar në karrierën muzikore.
Fotot e publikuara nga TMZ e tregojnë Urban-in duke zbritur nga avioni, me kapelë të zezë dhe syze dielli, ndërsa mbante një çantë, por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e unazës së martesës.
Ndërkohë, më 30 shtator, Nicole Kidman dorëzoi kërkesën për divorc, duke përmendur “dallime të papajtueshme” dhe kërkoi kujdestarinë e vetme të dy vajzave të tyre, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14). Mediat raportuan se çifti kishte jetuar të ndarë që nga qershori, dhe në Nashville kanë qarkulluar spekulime për një lidhje të mundshme të re të Urban, e cila sipas burimeve nuk është kundërshtuar nga Kidman.
Ndërkohë, vëmendje ka tërhequr edhe një moment nga koncerti i Urban në Las Vegas, më 1 prill, ku ai performoi këngën “The Fighter” – një këngë e shkruar për Kidman – së bashku me kitaristen Maggie Baugh. Dyshja u përqafuan në skenë, dhe së fundmi, një video e publikuar nga Baugh tregon Urban duke modifikuar vargjet e këngës gjatë një tjetër performance, duke shtuar më shumë zë në zërat që flasin për një raport të mundshëm mes tyre.
Në vitin 2017, Urban kishte pranuar se “The Fighter” ishte shkruar për Nicole Kidman në fillimet e lidhjes së tyre, por zhvillimet e fundit po hedhin dritë të re mbi këngën dhe jetën e tij personale.