Kendrick Lamar ka fituar Grammy-n e tij të parë të natës!
Reperi, i cili mori shtatë nominime këtë vit, fitoi në kategorinë e performancës më të mirë të repit për hitin e tij masiv “Not Like Us”. Ai mundi Cardi B, Common & Pete Rock feat. Posdnuos, Doechii, GloRilla dhe Eminem.
37-vjeçarja fitoi edhe në kategorinë e këngës më të mirë rep për këngën “Not Like Us”.
Kënga popullore e Lamar është gjithashtu e nominuar për rekordin e vitit, këngën e vitit dhe videoklipin më të mirë.