Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.
Kërkesa e Veliajt u shqyrtua sot nga gjyqtarja Etleva Deda dhe kryebashkiaku ishte i pranishëm në seancë, me avokatin e ri, Sokrat Gjermeni. Të pranishëm edhe dy prokurorët e çështjes Ols Dado e Altin Dumani.
Veliaj e pati paraqitur kërkesën për zëvendësim mase, me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 duke dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë Tiranë, i arrestuar rreth 1 vit më parë, më 10 shkurt.
Për gjykim janë dërguar edhe bashkëshortja, Ajola Xoxa e 28 persona dhe shoqëri, pjesë e dosjes “Veliaj”.