Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Këshillat e nutricionistes: “Aroma e spermës tek meshkujt lidhet me ushqimin që konsumon…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë nutricionistja Tea Brame. Ajo ka folur më shumë për kujdesin e shëndetit dhe trupit tonë, sidomos pas periudhës së pushimeve. Ja këshillat e saj…

A ka ushqime që lidhen direkt me aromën e zonave intime?

Aroma e djersës, aroma e zonës intime, aroma e spermës tek meshkujt, lidhet me ushqimin që konsumon. Pra nëse ne konsumojmë ushqime fast-food, me yndyrna të pangopura, alkool, pije me gaz, do të kemi një aromë më të rëndë. Nëse ne zgjedhim që të konsumojmë proteina të shëndetshme, fibra, karbohidrate në sasi goxha të ulët, por kryesisht fibrat sepse ato janë goxha të rëndësishme dhe na ndihmojnë në pastrim, aroma jonë do të jetë më e lehtë. Heqim atë pjesën që secili është unik në aromat e veta, por po flasim për rëndesën.