Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
Gjatë fjalës ai tha se Shqipëria ka një shans të mirë që të hapen të gjithë grupkapitujt.
Ndërsa e quajti ‘kështjellë’ Bashkimin Evropian, ai theksoi se Brukseli mund t’i hapë dyert, por edhe mund t’i mbyllë dhe Shqipëria duhet te tregohet me shpejtë.
Rama: Kështjella e BE i hap dyert, por ne e dimë se si funksionon, kështjella hap dyert dhe pastaj hap dyert. Ka nga ata që kanë qenë më të shpejtë që kanë hyrë dhe e kanë gjetur brenda veten kur dera është mbyllur dhe ka nga ata që kanë qenë jashtë. Kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt, ky është një moment në kohë që mund të merremi.
Në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ Ekonomik dhe Social të BE-së, kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e presidentit të tij, Oliver Röpke në këtë proces.
Ne e vlerësojmë këtë veçanërisht, sepse falë mënyrës së hapur e gatishmërisë së Presidentit dhe ekipit të tij, jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë e madje, na është dhënë mundësia për t’u ndjerë, se si është kjo ndjesia e të qenit i barabartë në këtë kështjellë.
Kështu që kjo është diçka tepër e veçantë. Nga ana tjetër, jam entuziast që komiteti do të shërbejë për qëllimin e ndihmës, për qëllimin që të nxisë aktorët tanë të rriten e të bëhen një pjesë e rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërisë dhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në jetën e familjes europiane, si anëtare e barabartë shpejt, besoj dhe dëshiroj.