Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut e cila duhet theksuar se është një makineri hitesh.
Siç e keni parë edhe nga titulli, bëhet fjalë për yllin e muzikës Kida e cila së fundmi i është drejtuar tregut ndërkombëtar.
Kida ka surpizuar me tatuazhin që ka bërë së fundmi me të cilin ka vendosur të vijë ndryshe. Atë e kemi parë me një punim delikat të një luleje por skica e fundit nën lëkurë shfaq kokën e një tigri.
Kjo jo pa qëllim! Tatuazhi i saj i ri vjen si një ‘diss’ për të gjithë njerëzit që e kanë inat dhe mundohen në mënyra të ndryshme për ta ulur.
“Më urrejnë sepse e kanë më të lehtë se sa të më mundin” -shkruan ylli i muzikës në Insta Story duke shfaqur tatuazhin e saj. Siç duket Kida ka vendosur t’u bëjë ‘diss’, hatërs-ave në një mënyrë të veçantë duke mos përdorur muzikën ashtu si artistët e tjerë.