Këngëtarja shumë e dashur e publikut Kida, prej pak kohësh ndodhet në Francë dhe këtë na e ka bërë të ditur nëpërmjet postimeve të shumta në rrjetet sociale.
Bukuroshja mendohej se ishte duke punuar për një prurje të re muzikore dhe si rrallëherë, thashethemet qëlluan në shenjë.
Kida është duke punuar me 2 producentë francezë dhe prej ditësh është mbyllur në studio për të përfunduar këngën e saj më të re.
Megjithëse nuk ka zbuluar detaje të tjera, bazuar nga postimet e saj, kjo këngë duket premtuese ashtu si çdo prurje që ajo ka sjellë derimë tani.