Kim Kardashian ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave me një pamje krejtësisht të re gjatë vizitës së saj në Paris. Themeluesja e SKIMS, 44 vjeçe, u shfaq me një paruke të shkurtër dhe një bluzë transparente ngjyrë fildishi, që theksonte barkun e saj të tonifikuar, të kombinuar me një fund të gjatë dhe aksesorë elegantë.
Pamja e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës vunë re ngjashmëri me stilin e Bianca Censori, bashkëshortes së ish-partnerit të saj Kanye West, e njohur për veshjet provokuese dhe flokët e shkurtër, shkruan “DailyMail”.

Kim e kompletoi paraqitjen me një grim minimalist dhe një unazë argjendi, ndërsa në mbishkrimin e postimit në Instagram shkroi:
Martin Margiela i viteve të ’90-ta
Fotografitë, të realizuara nga fotografi i saj i njohur Pierre Snaps, e tregojnë gjithashtu të veshur me një fustan të zi pa rripa gjatë sfilatës së “Maison Alaïa” të premten.
Ky është rikthimi i saj në Paris pas pesë muajsh, që përkon me përgatitjet për sezonin e ri të serialit “The Kardashians” në Hulu, ku pritet të trajtohet edhe episodi i famshëm i grabitjes së hotelit në vitin 2016.
Në një prononcim për mediat, Kim mbrojti zgjedhjet e saj të guximshme në veshje, duke deklaruar:
Dua të jem ajo që dua të jem.
Ndërkohë, ish-menaxheri i Kanye West, Scooter Braun, ka folur për herë të parë mbi prishjen e marrëdhënieve me reperin, duke theksuar se aktualisht fokusi i tij është tek fëmijët dhe familja.