Showbiz

Kim Kardashian trondit rrjetin! SKIMS lançon të brendshme me qime pubike?

Kompania e Kim Kardashian, SKIMS, ka shkaktuar sërish debat në rrjete sociale me produktin e saj më të fundit – një linjë tangash me qime pubike artificiale.

Linja është hedhur në treg në ngjyra të ndryshme si e kuqe, blu dhe kafe, dhe vjen në dy versione: me qime të drejta dhe kaçurrela.

Sa qesharake janë këto?

-pyeti Kim ndjekësit e saj në një postim në Instagram më 14 tetor, duke treguar mostrat e të brendshmeve të reja që shumë shpejt u bënë virale.

Në faqen zyrtare të SKIMS, produkti përshkruhet si “artikulli më i guximshëm deri më tani” i markës, ndërsa çmimi arrin në 42 euro për palë.

Megjithatë, pavarësisht çmimit dhe natyrës së pazakontë të produktit, tangat u shitën pothuajse në të gjitha madhësitë brenda pak orësh nga lançimi.

Reagimet në internet ishin të përziera. Disa fansa e cilësuan idenë “të çmendur” dhe “absurde”, ndërsa të tjerë e vlerësuan për origjinalitetin dhe sensin e humorit të Kim-it.

Kim Kardashian po çmendet plotësisht me ato të brendshme të reja

-shkroi një përdorues në platformën X (ish-Twitter), ndërsa një tjetër komentoi:

Kim nuk mund të jetë serioze me këtë ide.

Kjo nuk është hera e parë që Kim ngjall debat me produktet e SKIMS.

korrik, ajo prezantoi një mbështjellës fytyre për shtrëngimin e nofullës dhe mjekrës, që u përshkrua si “risia e parë e markës për fytyrën”.

Edhe atëherë, reagimet ishin të ndara mes atyre që e panë si një trend të panevojshëm dhe atyre që e konsideruan të dobishëm për kujdesin personal.

Një gjë është e sigurt, Kim Kardashian di gjithmonë si të bëjë bujë me çdo lëvizje të saj.