Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian heq dorë përkohësisht nga ëndrra për t’u bërë…

Kim Kardashian po përballet me një tjetër pengesë në rrugëtimin e saj drejt drejtësisë. Sipas raportimeve, ajo nuk ka arritur të kalojë provimin e jurisprudencës në Kaliforni dhe ka marrë një vendim të papritur: të tërhiqet përkohësisht nga kjo sfidë.

Burime pranë saj bëjnë me dije se ylli 45-vjeçar nuk planifikon ta riprovojë provimin në afatin e korrikut, duke zgjedhur të bëjë një pauzë të gjatë deri në vitin 2027. Një vendim që vjen pas disa përpjekjesh të vështira dhe një rruge jo të lehtë në fushën e ligjit.

Rrugëtimi i saj nuk ka qenë aspak i thjeshtë. Kim Kardashian është përballur më herët edhe me “baby bar”-in, një test që e kaloi vetëm në tentativën e katërt, ndërsa vetë ka pranuar publikisht se dështimet kanë ndikuar në vetëbesimin e saj.

Madje, me stilin e saj karakteristik, ajo reagoi me humor:

Ende nuk jam avokate… thjesht luaj një të tillë në televizion.

Pavarësisht këtij hapi pas, ajo nuk e ka braktisur plotësisht ëndrrën. Përkundrazi, duket se kjo është vetëm një pauzë strategjike për t’u rikthyer më e përgatitur.

Historia e Kim Kardashian mbetet një përzierje mes ambicies, sfidave dhe këmbënguljes, dhe mesa duket, kapitulli i saj në drejtësi ende nuk ka marrë fund.