Aktualitet

KLSH-ja padit penalisht 8 zyrtarë dhe ish drejtues të Hipotekës në Fier

Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi penalisht 8 zyrtarë dhe ish drejtues të Hipotekës në Fier. Ata akuzohen se se kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacion. Konkretisht dyshohet se në disa raste kanë lëshuar certifikatë pronësie, si edhe kanë regjistruar prona që ishin pus nafte, zallishtë, rrugë, përrenj, si tokë truall dhe arë. Të gjithë punonjësit janë paditur për shpërdorim detyre me një dëm ekonomik në rreth 1.9 miliardë lekë.