KLSH kallëzoi në prokurori ish Kryeregjistruesen e Tiranës. Lediana Bardhi së bashku me tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të kryeqytetit akuzohen se kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor. Bëhet fjalë për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej rreth 290 mijë metër katror tokë.